Mihali përkujton Afrim Bunjakun: Dha jetë në mbrojtje të atdheut nga terroristët e Vuçiqit
Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në LVV, ka shkruar një status, në të cilin ka përkujtuar Afrim Bunjakun, heroin e Kosovës, që ra në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar.
Mihali ka shkruar se Bunjaku dha jetën në mbrojtje të atdheut.
“Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Policit që dha jetën sot një vit në mbrojtje të atdheut nga terroristët e regjimit të Vuçiqit” – ka shkruar ajo.