Mihali merret me Bajramin e LDK-së: Nuk di t’ia bëj “reklamën” komisionit që e drejton - NACIONALE

Mihali merret me Bajramin e LDK-së: Nuk di t’ia bëj “reklamën” komisionit që e drejton

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar një status, ku ka komentuar debatin e djeshëm parlamentar.

Mihali ka komentuar figurën e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Sipas Mialit, Bajrami nuk di t’ia bëj “reklamën” komisionit që e drejton, prandaj i duhet “një seancë e jashtëzakonshme”.

“Opozita parlamentare sot po dëshiron të na sulmoje për çështjen "Manastiri" por seancën e kanë thirrë për një temë që Hykmete Bajrami nga LDK nuk di t'ia bëj "reklamën" në komisionin që e drejton e i duhet një seancë e jashtëzakonshme.

Nëse e kanë kaq shumë brengën e rastit "Manastiri" le ta thërrasin një seancë të jashtëzakonshme sa më parë edhe shohim si po dalin letrat në fund.

Përndryshe, kushdo që po i këshillon opozitën për temat që i zgjedh kundër qeverisë duhet të jetë admirues i fshehtë i Lëvizjes, se asnjërës nuk po ia qëllojnë.” – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme