Mihali flet për marrëveshjen Thaçi-Daçiq: Më e dëmshmja ndonjëherë
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në LVV, ka shpërndarë shkrimin e kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me përvjetorin e 11-të të Marrëveshjes së Brukselit të 2013, që ishte nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Në mbishkrim, Mihali e ka quajtur këtë marrëveshje si më e dëmshmja e bërë ndonjëherë.
“11 vjet nga marrëveshja me Serbinë, marrëveshja më e dëmshme e bërë ndonjëherë” – ka shkruar ajo.