Mihali e akuzon Çitakun, e quan “ambasadore që ka lobuar për ndarjen e atdheut”
Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve të VV-së, ka shkruar një status në të cilin ka replikuar me Vlora Çitakun, nënkryetare e PDK-së.
Ajo ka bërë një pyetje retorike, që më shumë i ngjan një akuze. Duke komentuar një status të Çitakut, Mihali ka pyetur se çfarë kronologjie mund të shkruajë një “ish ambasadore që ka punuar e lobuar për ndarjen e atdheut të saj me armikun e shtetit të vet?”
“Ç'kronologji mund të shkruajë një ish ambasadore që ka punuar e lobuar për ndarjen e atdheut të saj me armikun e shtetit të vet?
Mbase vetëm një nekrologji të idesë që dikur e mbanin në duar ende nuk dihet saktë pse: për ta hequr qafe Serbinë duke i dhënë prapë tokë Kosove apo duke e kënaqur Serbinë që të mos i sulmonte ata vet.” – shkroi ajo.