Miftaraj: VV po bën luftë frontale ndaj Gjykatës Kushtetuese
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po bën “luftë frontale” ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Këto deklarata ai i ka bërë në DPT te Fidani, ku u shpreh se kjo ka filluar rreth vitit 2024-2025.
“Ka filluar në vitin 2024-2025, që dy vitet e fundit është diçka që Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur strategji për ta delegjitimuar punën e Gjykatës Kushtetuese në publik”, u shpreh Miftaraj.