Miftaraj: VV është aq e dobët, saqë pagat janë rritur në kundërshtim me Ligjin
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se Vetëvendosje ka bërë rritje të pagave në kundërshtim me Ligjin për Pagat.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar:
“LVV jane aq te dobet ne qeverisje sa edhe kur dojne me i rrit pagat ne sektorin publik e bejne ne kundershtim me ligjin per Pagat”.
Në fund, Miftaraj ka shkruar se rritja e pagave në kohë fushate, është blerje e votave.
“P.S. Rritja e pagave e kohe fushate eshte blerje e votave. Eshte mashtrim dhe vledhje elektorale.” – ka thënë ai.