Miftaraj: Udhëzimi për largimin e kryetarëve të komunave është kundërkushtetues - NACIONALE

Miftaraj: Udhëzimi për largimin e kryetarëve të komunave është kundërkushtetues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve nga pozita e tyre.

Ai ka bërë me dije se udhëzimi i nxjerr nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, ndërprerja e mandatit të një kryetari të komunës nuk mund të behët me një udhëzim administrativ.

IKD e ka thënë që ky udhëzim administrativ fatkeqësisht është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk mundet që mandati i një kryetari të komunës të përcaktohet ose të rregullohet me një udhëzim administrativ”, ka deklaruar Miftaraj për EO.

Ai ka bërë me dije se përmes këtij udhëzimi Qeveria po e pengon hapjen e rrugës se zgjedhjeve të reja në veri.

Përmes udhëzimeve administrative më shumë bëhet përpjekje e Qeverisë për t’a prelonguar këtë proces se sa për të ofruar një zgjedhje, e cila pastaj do të ishte e përkrahur edhe nga partner ndërkombëtar”, është shprehur Miftaraj.

Lajme të ngjashme