Miftaraj: Të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese Ligji për Zyrtarët Publik, e kthen administratën në shërbim politik - NACIONALE

Miftaraj: Të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese Ligji për Zyrtarët Publik, e kthen administratën në shërbim politik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka tërhequr vërjetjen se Ligjet që u miratuan dje në Kuvend, ai për paga si dhe për Zyrtarët Publik, duhet të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese.

Sipas Miftarajt, Ligji për Zyrtar Publik e kthen administratën nga shërbimi civil në shërbim politik.

E krejt kjo sipas tij, vjen si pasojë e mosbashkpunimit të pushtetit me shoqërinë civile e me sponzorizuesit e reformave në sistem, siç është Bashkimi Evropian.

IKD, organizata të tjera, e vet Bashkimi Evropian, i kishin dhënë komentet e tyre në lidhje me këtë ligj, sipas Miftarit, por ato u injoruan, e rrjedhimisht nuk u harmonizuan as me Kushtetutën e vendit.

Reagimi i plotë i Miftarajt:

Zyra e Bashkimit Evropian kritikon Ligjin për Zyrtarët Publik. Komentet e tyre nuk janë marr për bazë.

IKD ka dërguar komente si për ligjin për Paga ashtu edhe për Ligjin për Zyrtarët Publik. Komente, sygjerimet, rekandimet pothuajse janë injoruar krejtësisht.

Njejtë kanë derguar komente edhe shume OJQ tjera dhe institucione të pavarura. Janë injoruar njejtë.

Si përfundim, dy ligjet në pjesë të caktuara cenojnë sigurinë juridike dhe financiare të institucioneve të pavarura, dhe çka është shumë shqetësuese administratën publike e kthejnë nga një shërbim civil në shërbim politik.

Partitë opozitare, institucionet e pavarura e kanë obligim ti dërgojnë këto dy ligje në Gjykatë Kushtetuese.

Politikbërja dhe vendimmarrja duhet të bazohet në standardet minimale të pjesëmarrjes së publikut në konsultime publike të qytetarëve dhe grupeve të interesit. Pjesëmarrja nuk konsiderohet se zbatohet në praktikë vetëm përmes dërgimit të komenteve dhe injorimit të tyre nga institucionet publike, pa përgjigje dhe arsyetim me shkrim pse nuk janë marr për bazë komentet.

Praktikë e keqe që duhet të ndalet.

Lajme të ngjashme