Miftaraj: Takimi i Osmanit dhe Kurtit me Blinkenin mesazh për dialogun
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se takimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin e shtetit Blinken tregon për një ritëm tjetër në dialog.
Miftaraj ka thënë se takimi me Bliniken është lajmi më i mirë në dy vitet e fundit.
Shkrimi i plotë i tij:
Takimi i Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti me Sekretarin e Shtetit Blinken lajmi më i mirë në dy vitet e fundit.
Mesazh se gjërat në vjeshtë do të kenë një ritëm tjetër, me theks dialogu. Edhe pse takim i vonuar mbase për një vit e më tepër, prapë më mirë vonë se kurrë. Real politikës smund ti ik asnjë lider politik.