Miftaraj: Qeveria i ka dhënë qasje një bukëpjekësi në dokumente sekrete, sa pak kanë integritet - NACIONALE

Miftaraj: Qeveria i ka dhënë qasje një bukëpjekësi në dokumente sekrete, sa pak kanë integritet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratave të Rozeta Hajdarit për hetuesit dhe Prokurorinë Speciale.

Ai ka thënë se personat e tillë kanë pak integritet.

Postimi:

Një ministre që thotë se Prokuroria Speciale ska të drejtë të marr dokumente sekrete dëshmon nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë.

Në drejtêsinë penale mos njohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale.

Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje nje qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete.

Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi të tilla politike dhe është dëshmi e gjallë se sa pak integritet kanë keto institucione.

Lajme të ngjashme