Miftaraj pyet nëse janë përmbushur zotimet e Qeverisë në fushën e shëndetësisë, gazetari e zhgënjen
Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësia, Ehat Miftaraj, ia ka rikujtuar Qeverisë zotimet që i ka dhënë në sektorin e shëndetësisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur nëse është përmbushur njeri nga tri zotimet kryesore.
“Programi i qeverise Kurti 2021-2025, ne sektorin e shendetesise: Reformimi i sektorit të shëndetësisë
Cilësia e shërbimeve shëndetësore
Sigurime shëndetësore publike
A ka kush ndonje informacion se a eshte permbush ndonje objektive e qeverise deri me tani, kur po hyjme ne vitin e katerte te qeverisjes Kurti II?”, ka shkruar ai.
Ndërsa, gazetari i njohur i sektorit të shëndetësisë, Bujar Vitia, ka komentuar në statusin e tij, duke i treguar se asnjëri nga këto zotime nuk është përmbushur deri me tani.
