Miftaraj për postimin e Osmanit: E vërtetë Presidente
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook. Shefja e shtetit, ka shpërndarë një fotografi të saj personale, ku në prapavijë shihet flamur zyrtar i Bashkimit Evropian, me mbishkrimin “Evropa, shtëpia jonë!”.
Postimi i zonjës presidente është parë edhe si një lloj distancimi nga politikat izalocioniste të kryeministrit Kurti.
Në lidhje me ketë ka reaguar edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
Miftaraj me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se besojmë në vizionin e saj për të mbetur pjesë e BE-së.
“E vërtetë Presidente Vjosa Osmani! Evropa është shtëpia jonë dhe besojmë në vizionin tënd për të mbetur në këtë shtëpi.
Bashkimi Evropian është rruga jonë njëdrejtimshe! Integrimi Euro-atlantik nuk ka alternative”, ka shkruar ai.
“Çdo devijim nga kjo rrugë, është tradhti ndaj vetes tonë, êshte tradhti ndaj SHBA-ve dhe miqve evropianë.
Koha kur Presidentja e Republikës vepron me maturi dhe në mbrojtje të interesave strategjike të republikës së Kosoves dhe popullit të saj”, ka shkruar ai.
