Miftaraj për drejtorin e arrestuar të KEK-ut: Ka dal nga akademia e VV-së
Drejtori i Institutit të Drejtësisë në Kosovë, Ehat Miftaraj ka reaguar pas arrestimi të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Krasniqi ka dal nga Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tutje ka thënë se aktiviteti i tij në VV ka qenë i gjat dhe sipas tij është obligim i kryeministrit Albin Kurti
Postimi i plotë:
Edhe pse është faze e hershme e procedures penale nê rastin e drejtorit të KEK dhe pa paragjykuar fajêsinë/pafajësinë e të njejtit, është fakt se i njejti ka dal nga Akademia e Lëvizjës Vetvendosje.
Zotëriu në fjalë dyshohet për vepra penale korruptive me vlerë miliona Euro.
Aktiviteti i tij politik në VV është i gjatë. Në kuptim të kësaj, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim.
Nëse kjo nuk ndodh, programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsê ose pamflet politik pa pikë vlere.
