Miftaraj për ambasadorin Berishaj: Dorëheqja do duhej të ishte hapi i parë - NACIONALE

Miftaraj për ambasadorin Berishaj: Dorëheqja do duhej të ishte hapi i parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se aktualisht ambasadori Berishaj është bërë kryelajm në televizionin publik në Slloveni.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai nuk është bërë kryelajm për ndonjë vepër fisnike ose që promovon ndonjë interes për Kosovën.

Edhe sikur i njëjti të jetë i pastër si loti në aspektin penal dhe krejt çka ka dal në publik të jetë trillim, një qeveri që promovon luftë kundër korrupsionit, qeverisje me integritet, me duar të pastra, i njëjti nuk do të duhej as edhe një ditë më shumë të ishte ambasador. Një shtet normal nuk duron raste të tilla në pozita të ambasadorit”, ka thënë Miftaraj.

Tutje, ai ka theksuar se dorëheqja do duhej të ishte hapi i parë. Sipas tij,nëse nuk ka dorëheqje, atëherë do të duhej bëhej shkarkim.

Por për këtë duhet lidership që kanë parime dhe që e duan shtetin më shumë se Martinin”, ka thënë ndër të tjera Miftaraj.

Lajme të ngjashme