Miftaraj: "PAZAR me pikat e rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës"
Ehat Miftaraj nga IKD ka kritikuar partitë opozitare por edhe pushtetin për punën e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Miftarja ka thënë se opozita është e “lodhtë” dhe se po e “mbysin kohën e lirë në Kuvend”.
Më tej, ai ka thënë se në Kuvend po bëhen pazare për pikat e rendit të ditës.
“Tallava qeverisje, tallava politikë, tallava vendimmarrje!” – ka shkruar ndër të tjera ai në profilin e tij në Facebook.
Shkrimi i tij:
Opozitë e lodhtë në Kuvend. Opozitë anemike, e papregaditur, pa vizion, të jep përshtypjen se deputetët opozitarê janê disa pensionera që po e mbysin kohën e lirë në Kuvend.
I insipiruar nga propozimi i partisë në pushtet për të bërë PAZAR me pikat e rendit të ditës lidhur me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ti votoma këtë marrëveshje unë ti votoj marrëveshjet që përfitojnë qytetarët e Prishtinës dhe Prizrenit.
Tallava qeverisje, tallava politikë, tallava vendimmarrje!
