Miftaraj paralajmëron tentim-vendimesh kundërkushtetuese të qeverisë në detyrë, ua kujton vendimin e Supremes
Ehat Miftaraj nga IKD ka kujtuar vendimin e Gjykatës Supreme, e cila kishte konstatuar se qeveria në detyrë, me shumicën e ministrave duke ushtruar edhe detyrën e deputetit njëkohësisht, s’ka të drejtë me marrë vendime.
Ai gjithashtu kujtoi njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë pas vendimit të Supremes, ku i komunikuan qeverisë në detyrë se nuk u takojnë më objektet qeveritare.
Në dritën e kësaj, Miftaraj ka kritikuar disa kërkesa dhe veprime që po dalin nga eksponentë të pushtetit, duke i cilësuar si “haptazi kundërkushtetuese dhe të kundërligjshme”.