Miftaraj: Mungon guximi për ta hetuar korrupsionin, mentaliteti i qeverisjes s’ka ndryshuar - NACIONALE

Miftaraj: Mungon guximi për ta hetuar korrupsionin, mentaliteti i qeverisjes s’ka ndryshuar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj në një intervistë për Ekonomia Online tha se mungon guximi për ta hetuar korrupsionin dhe mentaliteti i qeverisjes s’ka ndryshuar.

“Në bazë të monitorimit që jemi duke bërë mund të themi që nuk është ndonjë dallim i madh nga vitet paraprake. Pothuajse kemi të njëjtën mungesë të guximit për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar veprat penale të korrupsionit”, tha ai.

“Kemi mungesë të plotë të zbatimit të dispozitave që kanë të bëjnë me konfiskimin e pasurisë së fituar përmes veprave penale të korrupsionit, por që çka po shohim nuk ka mentalitet tjetër të qeverisjes që do të garantonte qeverisje me duar të pastërta dhe qeverisje që është e bazuar mbi parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë”, tha ai.

Lajme të ngjashme