Miftaraj: Ministrat dhe zv.ministrat e Kurtit nuk po e deklarojnë pasurinë - NACIONALE

Miftaraj: Ministrat dhe zv.ministrat e Kurtit nuk po e deklarojnë pasurinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pasi Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka ngritur kallëzim penal ndaj zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se zëvëndësministrja nuk e ka deklaruar pasurinë.

Lufta kundër korrupsionit ka qenë kryefjala e qeverisë Kurti.

Për ironi numër i madh i ministrave dhe zëvëndës-ministrave nuk e kanë marr seriozisht deklarimin e pasurisë! Pse???” – shkruan Miftaraj.

Lajme të ngjashme