Miftaraj: Luftë e pakompromis mes pushtetit dhe opozitës në kurriz të qytetarëve - NACIONALE

Miftaraj: Luftë e pakompromis mes pushtetit dhe opozitës në kurriz të qytetarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, analist dhe drejtor i IKD-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, ku kishte përplasje mes pushtetit dhe opozitës.

Miftaraj e ka cilësuar si “luftë e pakompromis” në mes pushtetit dhe opozitës në kurriz të qytetarëve.

“Dje opozita nuk i miratoi marreveshjet nderkombetare, sot pushteti ia kthej borxhin dhe nuk e diskutuan kerkesen per te drejtat e policeve te Kosoves.

Lufte e pakompromis pushtet-opozite ne kurriz te qytetareve.” – shkroi Miftaraj.

Kujtojmë që dje PDK-ja dhe AAK-ja nuk i votoi marrëveshjet ndërkombëtare pushtetit, ndërsa sot pushteti nuk e votoi rezolutën e PDK-së në lidhje me Policinë e Kosovës, e cila parashihte edhe ndarjen e mjeteve për shtesën e rrezikshmërisë për policët kosovarë.

Lajme të ngjashme