Miftaraj: Kur dialogun ia beson Besnik Bislimit, Kosova i paguan veç pasojat
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar kryenegociatorin e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi.
Ai ka thënë se kur procesin e dialogut ia beson Bislimit dhe ekipit të tij, pasojat për vendin janë të sigurta.
Ai ka shpërndarë një status të tij, ku kishte paralajmëruar se Policisë së Kosovës do ti duhej leja për të shkuar në veri.
“Kur dialogun ia beson ekipit te Besnik Bislimit, Kosova i paguan veq pasojat! Postimi i dates 11 korrik 2023”, ka shkruar Miftaraj.