Miftaraj kritikon Qeverinë Kurti: Sot po flitet si të hiqen masat e BE-së, jo për integrimin evropian - NACIONALE

Miftaraj kritikon Qeverinë Kurti: Sot po flitet si të hiqen masat e BE-së, jo për integrimin evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka komentuar situatën aktuale politike.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Miftaraj ka thënë se sot flitet për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së, në vend se të flitej për procesin e integrimit evropian.

“Pa pikë dyshimi që do të ishte alarm për Qeverinë Kurti, për gjithë ministrat në Qeverinë Kurti, për Lëvizjen Vetëvendosje sepse në vitin 2023, në vitin e tretë të qeverisjes Kurti kur do të duhej sot të bënim bilancin se ku është Kosova në procesin e integrimit Evropian, sot po flitet do të thotë se si t’i heqin masat ndëshkuese nga BE të vendosura ndaj Kosovës”, tha ai.

Lajme të ngjashme