Miftaraj: Kosova është vendi i vetëm ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar - NACIONALE

Miftaraj: Kosova është vendi i vetëm ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar ashpër qasjen e pushtetit në Kosovës.

Ai ka bërë me dije se Kosova është vendi i vetëm ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar, gazetarit dhe kritikuesit ndaj keq-qeverisjes.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se sipas pushtetit për dështimet në Kosovë të gjithë i kanë faj vetëm pushteti jo.

“Kosova është vendi i vetëm si duket ku pushteti e luan rolin e aktivistit qytetar, gazetarit dhe kritikuesit ndaj keq-qeverisjes. Del Presidentja, kryeministri, ministri dhe deputeti ne konference per media dhe ta skenon gjendjen e rende, te mjere dhe te pashprese ne ekonomi, financa, arsim, drejtesi e ne çdo fushe ku keta qeverisin. Te gjithe kane faj per deshtimet ne Kosove, perveq ketyre qe kane marr pushtet me rregullu kete vend, me permiresu gjendjen ne ekonomi, arsim, drejtesi, zhvillim. Gati pese vite ne pushtet dhe prape ankohen. Tash e pas mos me i quajte më me pozitat e tyre zyrtare por me emertimin qe i identifikon Zyrtare per Ankesa”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme