Miftaraj: Korrupsioni në Kosovë është endemik dhe mbështetet fuqishëm nga partia në pushtet - NACIONALE

Miftaraj: Korrupsioni në Kosovë është endemik dhe mbështetet fuqishëm nga partia në pushtet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Insitutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se korrupsioni në Kosovë është endemic dhe se mbështetet fuqishëm nga partia në pushtet.

Sipas tij muaji janar ka qenë i “frytshë” për dostat e Kurtit, duke u rahatuar nëpër pozita ku paga shkon prej 1800 euro e më shumë.

Sa më afër zgjedhjet aq më sumë kësi veprime do të shohim sipas Miftarajt, me qëllim blerjen e kritikës.

E Plotë:

“Muaji janar muaj i frytshem per dostat e Albin Kurtit duke i rahatuar nëpër pozita ku paga shkon prej 1800 Euro në muaj e më shumë.

Qeveritë klienteliste si e Albin Kurtit veprime si këto në masë i merr kryesisht në kohën kur vjen era zgjedhje të reja. Me lekë të buxhetit të shtetit e blen kritikën dhe secilin që e vendos veten ne pazar.

Sa me shume qe i del ne mbeshtetje qeverise mundesite me marr pozita nga Kryeministri dhe partia ne pushtet jane me te medha.

Korrupsioni ne Kosove eshte endemik dhe mbeshtetet fuqishem nga partia ne pushtet.”

Lajme të ngjashme