Miftaraj, Konjufcës: Ndërprite këtë cirk dhe fillo kur të ka kushte për punë - NACIONALE

Miftaraj, Konjufcës: Ndërprite këtë cirk dhe fillo kur të ka kushte për punë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, ta ndërprenë seancën e sotme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk i bën nder Kuvendit të Kosovës që të mbahet seanca plenare në prani të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, kjo seancë duhet të ndërpritet dhe të vazhdohet kur të krijohen kushtet.

Kryetari i Kuvendit eshte pergjegjes per mbarevajtjen e seances. Masat qe ka te drejte ti ndermerr qe seanca me shku ne rregull jane: Terheqja e fjales, nderprerja e fjales, verejtje, verejtje me paralajmerim nga seanca dhe largim nga seanca. Kryetari merr vendim dhe ka te drejte me i largu deputetet qe nuk i respektojne rregullat gjate seances. Ne rast se deputeti ose anetari i qeverise nuk del nga seanca pas vendimit te kryesuesit/kryetarit, atehere ketij te fundit i vie ne ndihme Sherbimi i Sigurise ne Kuvend, ne kete rast Policia e Kosoves”, ka shkruar ai.

Sipas tij, policia nuk e ka vendin në sallën e Kuvendit.

Njesite elite te policise, mbrojtja e aferte e Kryeministrit dhe ministrave, policia e Kuvendit nuk e kane vendin ne salle gjate mbajtjes se seances plenare, perveq rastit kur policia e Kuvendit e zbaton vendimin e Kryetarit te Kuvendit. Nuk i ben nder Kuvendit te Kosoves qe te mban seance plenare ne prani te policise. Nderprene kete cirk dhe fillone kur te ka kushte per pune”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të ngjashme