Miftaraj ia rikujton Gërvallës që është e akuzuar për korrupsion
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i ka reaguar kryetares së partisë Guxo, Dinika Gërvalla, e cila ka thënë se partia e saj do të hynte në koalicion më PDK-në nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”.
Ai ka ironizuar me Gërvallen, duke thënë se ajo flet për pastrim të figurave, ndërsa vet është e akuzuar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai e ka pyetur Gërvallën edhe për një çështje tjetër.
“Donike Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”. Donike Gervalla e cila po shetitet neper salla te gjykates themelore ne Prishtine si e akuzuar per veper penale te korrupsionit nuk pranon te hyj ne koalicion me parti politike nese nuk pastrohen nga figurat e krimit dhe korrupsionit. Ganiun si e keni Ministre e akuzuar per korrupsion?”, ka shkruar Miftaraj.