Miftaraj: Dhurata më e mirë për 17 Shkurt do të ishte riformatimi i Qeverisë
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar riformatim të Qeverisë.
Ai ka thënë se kjo do të ishte dhurata më e mirë që Kurti do të mund të ua bënte qytetarëve për 15-vjeotrin e Ditës së Pavarësisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se riformatimi do të duhej të fillonte nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Dhuratën më të mirë që Kryeministri Kurti ua kish ofru qytetarëve për 17 shkurt do ishte riformatimi i qeverise. Duke filluar nga Ministria e Punëve të Jashtme, me vazhdu me financat, arsimin dhe punët e brendshme!”, ka shkruar Miftaraj.