Miftaraj: BE-ja e mban pezull dhe e ndërlidh liberalizimin e vizave me dialogun - NACIONALE

Miftaraj: BE-ja e mban pezull dhe e ndërlidh liberalizimin e vizave me dialogun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi propozimi i Çekisë rreth vizave për Kosovën, ka pasur vërejtje.

Kjo pasi Spanja e Sllovakia, sipas raportimeve, kanë pasur disa sqarime shtesë.

Miftaraj ka shkruar në rrjete sociale se BE-ja, po e lidh liberalizimin e vizave me Serbinë.

POSTIMI:

Kosova është i vetmi shtet që Bashkimi Evropian, liberalizimin e vizave e mban pezull dhe e ndërlidh me dialogun me Serbi.Dmth kërkesa për plotësimin e kritereve ka qenë farsë/mashtrim.

Lajme të ngjashme