Miftaraj: Armiku numër një i VV-së për vitin 2024 është Gjykata Kushtetuese
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj kritikave të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kundër Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka vlerësuar se në rrugëtimin e saj politik partia në pushtet e ka për mision të identifikojë armiq.
Sipas tij, një të tillë e ka gjetur edhe për këtë vit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se armiku numër një i VV-së për vitin 2024 është Gjykata Kushtetuese.
“LVV në rrugëtimin e saj e ka politikë dhe mision të identifikoj dhe targetoj armiq. Për vitin 2024, për LVV armiku numër 1 i saj është Gjykata Kushtetuese. Target i lehtë për ta sulmuar, etiketuar dhe faturuar dështimet e keq qeverisjes së LVV në mbi tre vite në pushtet. Reforma e dështuar në drejtësi është kontestuar edhe nga Komisioni i Venecias. Ndërhyrjet e papershtatshme te kesaj qeverie jane konstatuar edhe nga ekspertet eminente te Keshillit te Evropes”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka bërë me dije se arroganca dhe jo kompetenca janë sinonim i Qeverisë Kurti.
“Deshtimet e kesaj qeverie jane ekspozuar edhe nga ato pak OJQ qe kane mbetur te pakapura dhe qe nuk kane hyre ne raporte kontraktuale dhe financiare me ministra dhe eksponente te kesaj qeverie dhe legjislature. Jo kompetenca, arroganca dhe qellimet e keqija jane sinonim i kesaj qeverie, fajin dhe deshtimin e keni ne mesin tuaj edhe pse po akuzoni e mallkoni te tjerët”, ka shkruar Miftaraj.