Miftaraj: Kontributi i Kurtit për vizat është gjashtë vite vonesa, maltertime dhe miliona euro për termine - NACIONALE

Miftaraj: Kontributi i Kurtit për vizat është gjashtë vite vonesa, maltertime dhe miliona euro për termine

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për marrjen e meritave për liberalizimin e vizave.

Miftarja ka thënë se sikur Kurti të kishte vizion për shtetin dhe interesat e qytetarëve, puna e vizave do të përfundohej në vitin 2018 apo 2019.

Keshtu qe kontributi i tij eshte gjashte vite vonesa, maltertime dhe dhjetera miliona Euro per qytetaret qe kane paguar per termine e procedura per viza ne pese apo gjashte vitet e fundit.” – ka shkruar Miftarja në Facebook.

Statusi:

Albin Kurti po e thote te verteten kur po deklaron se LVV dhe ai personalisht ka kontribut per liberalizimin e vizave nga 1 janar 2024.

Sikur Albin Kurti dhe perkrahesit e tij te kishin vizion shtetin dhe interesat e qytetareve, vizat do ishin harruar ne vitin 2018 apo 2019, dhe nuk do kishim pritur 2024.

Keshtu qe kontributi i tij eshte gjashte vite vonesa, maltertime dhe dhjetera miliona Euro per qytetaret qe kane paguar per termine e procedura per viza ne pese apo gjashte vitet e fundit.

Lajme të ngjashme