Mickoski: Kemi fitore që në raundin e parë në mbi 30 komuna - NACIONALE

Mickoski: Kemi fitore që në raundin e parë në mbi 30 komuna

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shpalli fitore në më shumë se 30 komuna të Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe Strumicën – bastion tradicional i LSDM-së. Ai e cilësoi këtë rezultat si historik, duke theksuar se partia e tij e ka pritur këtë moment për gati dy dekada.

Ai shtoi se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të përmbyllur “ndryshimin që ka nisur”, duke paralajmëruar se çdo votë e papërdorur ndihmon “ata që e shkatërruan shtetin”.

“Këtë fitore e ndërtuam hap pas jhapi, jo me premtime por me punë. Shteti duhet të ecë përpara dhe se e ardhmja nuk duhet të pritet për të krijohet. Rruga nuk është e lehtë. Sonte nuk festojmë por premtojmë se do të punojmë edhe më tepër. Çdo votë do ta shndërrojmë në punë”, tha Mickoksi. Para nesh ka edhe dy javë, dy javë ku duhet ta rrethojmë ndryshimin që e filluam. Çdo votë që do të mbetët në shtëpi është votë për ata që e shkatërruan shtetin. Kemi fitore në mbi 30 komuna që në raundin e parë, dallimi është 2:1, diku edhe 3:1. Fituam bindshëm në raundin e parë në Strumicë, 20 vjet e kemi pritur këtë ditë. Kemi fitore dhe në Dellçevë dhe Berovë, në Manastir, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Ohër, gazi Babë, Gjorçe Petroc, Resnjë e kështu me radhë, mbi 30 komuna”, deklaroi Mickoski.

Lajme të ngjashme