"Sa ishte çmimi për pjesëmarrje në Stand-UP komedinë e VV?", Miftaraj ironizon me mbledhjën e Këshillit të partisë në pushtet - NACIONALE

"Sa ishte çmimi për pjesëmarrje në Stand-UP komedinë e VV?", Miftaraj ironizon me mbledhjën e Këshillit të partisë në pushtet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovës, Ehat Miftaraj, ka ironizuar me Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke pyetur për çmimin e biletave e Stand-UP komedisë.

Ai shtoi se “me aq sa ka dëgjuar” aktorët kishin një performancë të dobët me duartrokitjet e publikut dhe ovacionet si e vetmja gjë “që kishte shkëlqyer”.

Postimi:

Sa ishte çmimi për pjesëmarrje në Stand-UP komedinë e VV?

Performanca e aktorëve dëgjova se ishte shumë e dobët. Sipas kritikëve, e vetmja pjese që kishte shkëlqyer ishin duartrokitjet e publikut dhe ovacionet dhe bërtima te paartikuluara për aktorin kryesor.

Aktori Kurti në ditët ne vazhdim mbase del me një autokritike.

Lajme të ngjashme