Meterologët japin detaje për bubullimën e zhurmshme që u dëgjua sot në Prishtinë
Sot, në orët e hershme të mengjesit është degjuar një bubullimë shumë e zhurmshme në Prishtinë dhe rrethinën e saj.
Sipas Prishtina Weather, bubullima kishte ndodhur rreth orës 07:00 të mengjesit në vazhdën e shkarkimeve të jashtëzakonshme të rrufeve.
“17.12.2022, 7:10 - Një bubullimë shumë e zhurmshme në vazhdën e shkarkimeve të jashtëzakonshme të rrufeve orëve të hershme të mëngjesit të këtij mesi dhjetori. Sikur të ishte verë”, thuhet në postimin e Prishtina Weather.
Në videon e publikuar nga kjo faqe, shihet se si në atë kohë përveç bubullimës së zhurmshme, kishte edhe shkarkime të mëdha.