Meta për të riun që shpëtoi nga mbytja vëlla e motër: Është heroi i heshtur
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Robert Neçaj, vrojtues i plazhit në zonën Rana e Hedhun në Shëngjin, i cili shpëtoi nga mbytja vëlla e motër me prejardhje nga Kosova.
Në profilin e tij në “Facebook”, Meta ka shkruar se Neçak është heroi i heshtur i deteve të zakonshme.
“Dy fëmijë janë sot në jetë falë aktit të këtij djali të jashtëzakonshëm, që edhe pse pa i njohur, luftoi me dallgët, duke rrezikuar jetën e vet, për t'i shpëtuar. Të tre sot janë mes nesh dhe ky është një lajm i mrekullueshëm. Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë simbol frymëzues të sakrificës dhe dashurisë për jetën në emër të vlerave më të larta humane”, ka shkruar Meta.