Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike - NACIONALE

Meta: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thënë se muajin e ardhme do të nisin diskutime për një qeveri teknike.

Duke iu përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka paralajmëruar miratimin e ligji për rishikimin e certifikatave dhe pastërtisë së figurës së gjithë politikanëve, Meta ka thënë se ka kundërshtim shumë serioz për këtë iniciativë.

Ne do të punojmë për një qeveri teknike sepse duhet t’i dalim për zot edhe çështjes së negociatave sepse nuk ka shanse që të bëhet ndonjë hap përpara me këtë qeveri. Vërejtja ime është kjo: parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur edhe zonja Lindita e parlamentit. Që tani. Dhe unë pavarësisht se e dini se ç’mendoj për këtë parlament, unë prapë jam shtetar dhe duam, s’duam, është si është ky parlament, një qamet i vërtetë është edhe ky, më keq se ai me një parti, por prapë është një hap përpara sepse ka një opozitë reale”, ka thënë Meta.

Lajme të ngjashme