Meta mbeti jashtë Kuvendit, Berisha: Rama bëri luftë të egër ndaj tij
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar dështimin e Ilir Metës për tu bërë deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Në një konferencë për media, Berisha ka thënë se Edi Rama ka bërë luftë të egër ndaj Ilir Metës.
Sipas tij, mbajtja në burg e Metës është terror ndaj tij.
“Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik”, ka thënë Berisha.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në këto zgjedhje ka garuar në listë të hapur, nuk ka arritur të marrë mandatin e deputetit.