Meta kritikon “heshtjen” institucionale për incidentin e presidentes, por s`e përmend kryeministrin Kurti
Deputeti i partisë Guxo, Burim Meta, ka reaguar për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.
Ai ka kërkuar reagim institucional dhe partiak për këtë incident.
Në reagimin e tij ai ka kritikuar heshtjen institucionale për këtë rast, por nuk ka përmendur kryeministrin Kurti, i cili e ka minimizuar këtë rast në takim me kryeministrin maqedonas.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo heshtje është mos respektim i shtetit.
“Pse kjo HESHTJE?! Pse ky mosreagim institucional e politik partiak?! Çka është ky mosrespektim i shtetit- Republikës së Kosovës dhe kreut të saj?! Respekti ndaj Presidentes së Republikës është respekt ndaj shtetit sovran të Kosovës. Mos të lejojmë baltosjen e shtetit. Presidentja Vjosa Osmani është identiteti dhe dinjiteti i Republikës. Republika është mbi të gjitha e Presidentja është kreu i saj”, ka shkruar Meta.