Meta: Ishte nder dhe privilegj të shërbeja këto 5 vite si president i Shqipërisë
Disa orë para së t’i dorëzojë zyrtarisht detyrën presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begajt, presidenti Ilir Meta ka bërë përshëndetjen e tij të fundit, me një fotografi bashkë me fëmijët e tij.
Meta duke i uruar më të mirën kombit shqiptar, ka thënë se ishte nder dhe privilegj të shërbente këto 5 vite si president i Shqipërisë.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, ka shkruar Meta.
Sot në ora 18:00 do të betohet presidenti i ri Begaj, i cili u zgjodh në 4 Qershor vetëm me votat e shumicës socialiste dhe vetëm një votë që rrodhi nga opozita.