Meta i Listës Guxo pas raportimeve se mund t’i bashkohet LDK’së: Pasha Zotin send nuk është e vërtetë
Burim Meta, anëtar i Listës Guxo, që është edhe pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur poshtë akuzat se mund të largohet nga grupi dhe t'i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Edhe pse Meta e ka pranuar se ka disa qëndrime ndryshe, ai këmbëngul se kjo nuk tregon se ai po largohet nga grupi parlamentar.
“Pasha Zotin send nuk është e vërtetë. Nuk ka të vërtetë kurrgjë. Nuk është e vërtetë aspak. Unë kam disa mendime ndryshe, që i mbaj si cilësi brenda grupit që i takoj dhe më të cilin kam fitu. Unë di me mendu edhe ndryshe, por nuk do të thotë se ato janë pakënaqësi. Unë e bëjë veç një detyrë timen kushtetuese që e kam si deputet, mirëpo jo diçka tjetër”, tha deputeti Meta për Demokracia.com