Meta i kthehet politikës, tregon se a do t’i bashkojë forcat me Sali Berishën - NACIONALE

Meta i kthehet politikës, tregon se a do t’i bashkojë forcat me Sali Berishën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi këtë të hënë Konventën e fundit Kombëtare të saj, pasi prej ditës së sotme kjo forcë politike do të quhet Partia e Lirisë.

Që në nisje të Konventës delegatët e pranishëm miratuan ndryshimet statutore që ishin ndryshimi i emrit dhe vulës së partisë si dhe emërimi i një grupi drejtues të kryesisë deri në momentin e zgjedhjeve të reja në parti.

Ishte ish-themeluesi i LSI, Ilir Meta, i cili bëri publik emrin e ri të forcës politike që do të quhet Partia e Lirisë.

Partia e re, do të drejtohet nga Ilir Meta deri në zgjedhjet q do të zhvillohen pas dy muajsh. Ndërkohë që zëvendës i tij është zgjedhur ish-diplomati Agim Nesho.

“Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje sepse në dy muaj duhet të jetë përmbyllur konventa e ardhshme e cila do jetë jam i sigurt një mesazh i jashtëzakonshëm i shpërthimit të energjive më vitale të të rinjve, të intelektualëve në mbrojtje të dinjitetit të tyre, të familjeve të tyre dhe atdheut tonë”, u shpreh Meta.

Për sa i përket një takimi të mundshëm më kreun e Partisë Demokratike, Meta preferoi të mos i përgjigjej gazetarëve./abcnews

Lajme të ngjashme