Mësimdhënësja Shukrije Osmani në gjendje të rëndë shëndetësore: Kërkohet ndihmë nga qytetarët
Mësuesja Shukrije Osmani-Zejnullahu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Si rezultat, familja po kërkon ndihmë nga qytetarët për shërimin e saj.
Kërkesa për ndihmë pa ndërhyrje:
"Të nderuar miq,
Dëshirojmë të njoftojmë se mësimdhënësja Shukrije Osmani-Zenullahu nga Skënderaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar sulm në tru dhe gjendet në gjendje të rëndë. Bashkëshorti i saj është detyruar të lërë punën për të kujdesur për të.
Ju ftojmë të na ndihmoni brenda mundësive tuaja financiare. Të gjithë të interesuarit mund të ndihmojnë duke kontribuar në llogarinë bankare të bashkëshortit Xhavit Zenullahut, e cila është 1405000055253022.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Ju lutem shperndajeni!
Me respekt,
Arbnora Fejza Idrizi"