Mësimdhënësja kërkoi ndërprerjen e grevës, del se është militante e Vetëvendosjes
Një mësimdhënëse e shkollës “Ismail Qemali”, me emrin Rafiqe Hamiti, ka dalur sot kundër grevës së SBASHK-ut.
Në një takim ku mori pjesë edhe Rrahman Jashari, kryetar i SBAShK-ut, ajo ka kërkuar ndërprerjen e grevës, raporton Koha.

Por, siç ka kuptuar Nacionale, zonja Hamiti është një përkrahëse e zjarrtë e partisë në pushtet, e posaçërisht të kryeministrit Albin Kurti.
Siç shihet nga postimet që ka ndarë, ajo vazhdimisht ka përkrahur VV-në dhe Kurtin.

Ajo në një postim e quante njeri jo normal Jasharajn.
Kujtojmë që sot, Rrahman Jasharaj ishte cak i një tentim sulmi nga ana e një gjyshi në shkollën “Ismail Qemali”.