Mesi ose java e tretë e korrikut "afat optimal" për thirrje të seancës konstitutive, thotë Cakolli - NACIONALE

Mesi ose java e tretë e korrikut "afat optimal" për thirrje të seancës konstitutive, thotë Cakolli

2 orë më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim vlerësoi se, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, java e tretë e korrikut është afati optimal për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Ai tha se procesi i numërimit ka prodhuar "rezultate të sakta e kredibile" dhe se nuk janë evidentuar parregullsi serioze që do të cenonin integritetin zgjedhor.

Sipas Cakollit, pas vendimeve të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme do të hapet rruga për certifikimin e rezultateve.

Ai tha për Ekonomia Online se "java e tretë e muajit korrik, ose mesi i muajit korrik, mund të jetë një afat optimal" për thirrjen e seancës konstituive, ndërsa sfida kryesore mbetet zgjedhja e Presidentit.

Lajme të ngjashme