Mesazhet e Dejona Mihalit në “WhatsApp” me Faruk Mujkën, Bajrami: Këta janë të zhytur në korrupsion - NACIONALE

Mesazhet e Dejona Mihalit në “WhatsApp” me Faruk Mujkën, Bajrami: Këta janë të zhytur në korrupsion

8 muaj më parë

nga NACIONALE

“Të zhytur në korrupsion”, e ka vlerësuar partinë Vetëvendosje, Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, pas publikimit të mesazheve në WhatsApp mes të pushteteshmes joformale, Dejona Mihalit dhe të caktuarit të tyre si kryeshef në ndërmarrjen e Ibër-Lepencit, Faruk Mujkës.

Bajrami tha se partia Vetëvendosje në pushtet për pesë vjet “ka kryer krime çdo ditë”.

Postimi i plotë:

Këta janë të zhytur në korrupsion. Këta nuk kanë qeverisur për pesë vjet. Këta kanë kryer krime çdo ditë, kanë kapur institucionet çdo ditë dhe kanë rrënuar shpresën në Kosovë.

Është dëshpëruese qysh gratë në LVV po lejojnë të bëhen masha të Dejonës e Albinit!

Më 28 dhjetor, të tillëve do t’u japim përgjigjen.

Kjo është njëra prej qindra arsyeve pse me votë duhet t'i çojmë në shtëpi!

Lajme të ngjashme