Mes koalicionit të Ramës me PDK-në dhe rikthimit të Vjosa Osmanit: LDK mbledh kryesinë - NACIONALE

Mes koalicionit të Ramës me PDK-në dhe rikthimit të Vjosa Osmanit: LDK mbledh kryesinë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka gjetur veten në një situatë të re.

Mes koalicionit të Përparim Ramës me Partinë Demokratike të Kosovës dhe rikthimit të paralajmëruar të Vjosa Osmanit në LDK, kjo parti sot mbledh kryesinë e sapoemëruar në ora 16:00.

Për kthimin e Osmanit e kanë shpallur zyrtarisht “tik-takun” e ngjarjes ndërsa koalicionin me PDK-në e mohuan të jetë qëndrim zyrtar i partisë në nivelit qendror.

Burime të Nacionales bëjnë të ditur se këtë javë përfundimisht pritet të njoftohet rikthimi i Osmanit.

Për mbledhjen e sotme, LDK nuk ka njoftuar zyrtarisht dhe as dihet nëse do të adresim për media.

Lajme të ngjashme