Merr flakë vetura në Vlorë, gjendet i djegur një person - NACIONALE

Merr flakë vetura në Vlorë, gjendet i djegur një person

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e Qafës së Llogarasë, ku brenda tij është gjetur trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të shuajnë flakët, ndërsa mjeti është shkrumbuar tërësisht. Si pasojë e dëmtimit të rëndë nga zjarri, targat e automjetit kanë qenë të paidentifikueshme.

Disa minuta më vonë ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ka raportuar Top Channel.

Lajme të ngjashme