Mërgimtarët sot sërish në Kuvend
Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon sot ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u dedikohet bashkatdhetarëve që gjatë sezonit të verës ndodhen në Kosovë.
Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, nga ora 12:00 deri në 16:00, duke u mundësuar bashkatdhetarëve të vizitojnë nga afër institucionin më të lartë ligjvënës të vendit dhe të njihen me punën, rolin dhe funksionimin e tij.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me hapësirat e Kuvendit, të marrin informacione mbi rolin dhe përgjegjësitë e këtij institucioni, si dhe të bashkëbisedojnë për çështje që ndërlidhen me marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe diasporës.