Mërgimtarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova - NACIONALE

Mërgimtarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka dhënë detaje se nga sa orë po presin mërgimtarë në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.

Sipas kësaj qendre, pritje janë deri në dy orë në pikën kufitare në Merdare.

Pritje ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku mërgimtarët po presin deri në 40 minuta.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga mërgimtarët që të shkojnë edhe në pikat tjera kufitare për të shmangur pritejet.

Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të lehtësimit dhe ikjes së pritjeve të gjata, Policia e Kosovës njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muçibabë, Jarinjë, Bërnjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve.” – ka bërë të ditur policia të martën mbrëma.

Lajme të ngjashme