Merdarë: Vazhdojnë pritjet e gjata deri në 3 orë
Pritjet për të dalë nga Kosova nëpër pikat kufitare po vazhdojnë të jenë të gjata.
Sipas përditësimit të fundit të të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë po pritet deri në 3 orë e 20 minuta.
Pritjet shkojnë deri në 1 orë edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, dhe gjysmë orë ne Jarinje.