Memli Krasniqi uron Fitër Bajramin: Le të përqafojmë frymën e faljes - NACIONALE

Memli Krasniqi uron Fitër Bajramin: Le të përqafojmë frymën e faljes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar të gjithë qytetarët për festën e Fitër Bajramit.

Ai ka thënë se Bajrami është fanar shprese.

Urimi:

Të gjithë bashkëqytetarëve të besimit islam, me fat Bajrami i Fitrit – kjo festë e forcës së besimit, qëndrueshmërisë dhe sakrificës. Si gjithherë, kjo ditë na e rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat.

Në një botë që përballet me sfida dhe pasiguri, Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese, uniteti dhe solidariteti. Andaj, këtë ditë, le të përqafojmë frymën e faljes, pajtimit dhe tolerancës.

Juve dhe të dashurve tuaj – ky Bajram ju sjelltë paqe, lumturi dhe shumë bekime. Shpërndani dashuri e mirësi kudo që shkoni!

Lajme të ngjashme