Memli Krasniqi takohet me ambasadorin e Francës në Kosovë, diskutojnë për liberalizimin e vizave - NACIONALE

Memli Krasniqi takohet me ambasadorin e Francës në Kosovë, diskutojnë për liberalizimin e vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në zyren e tij ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Kreu i opozitës ka njoftuar përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook se është në këtë takik është diskutuar pët liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen e Francës në këtë drejtim.

“Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces.Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë’’, ka shkruar Krasniqi i cili i ka uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadorit francez.

Lajme të ngjashme